Ipeshkëv i Sapës Avgustini Lucjan

Ipeshkëv i Sapës

Lucjan Avgustini, lindi  me 23 gusht të vitit 1963 në Ferizaj (Kosovë) ...

Më shumë

Fjala e Ipeshkvit LucjanAvgustini

Fjala e Ipeshkvit

Jemi krejt afër festës së lindjes të Zotit tonë Jezu Krishtit. Besoj ...

Më shumë

Bashkesite rregulltare

Bashkesite rregulltare

Karmeli është rregull i Marisë i themeluar në Palestinë ...

Më shumë

Dhuna në emër të Zotit - Blasfemi

Në lutjen e Engjëllit të Tënzot, Papa Françesku shprehu “dhimbjen e tij të thellë për sulmet terroriste që, në mbrëmjen e së premtes, e gjakosën Francën”. Ati i Shenjtë i shprehu edhe ngushëllimet presidentit të Republikës franceze, François Hollande, si dhe të gjithë banorëve të vendit. “Ta përdorësh emrin e Zotit për të përligjur udhën e dhunës – theksoi fort – është blasfemi!”.

Papa u shprehu dhimbje, ngushëllim, afërsi të plagosurve dhe familjarëve të atyre, që humbën jetën dhe i dënoi ashpër sulmet dramatike terroriste mbi Parisin:

“Gjithë kjo barbari na trand thellësisht e nuk mund të mos pyesim sesi është e mundur që zemra njerëzore  të  shestojë e të realizojë ngjarje kaq të tmerrshme, që tronditën jo vetëm Francën, por mbarë botën. Përballë akteve të tilla të padurueshme, nuk mund të mos e dënojmë dhunën tejet të shëmtuar kundër dinjitetit të njeriut. Dua të ripohoj me forcë se rruga e dhunës dhe e urrejtjes nuk i zgjidh problemet e njerëzimit e se ta përdorësh emrin e Zotit për ta përligjur këtë rrugë, është blasfemi!”.

Më pas Ati i Shenjtë i nxiti besimtarët dhe shtegtarët të luten, duke i kërkuar Marisë ta mbrojë Francën dhe botën mbarë:

“Ju ftoj të bashkoheni me lutjen time: t’ia besojmë mëshirës së Zotit viktimat e pambrojtura të kësaj tragjedie. Virgjëra Mari, Nënë e mëshirës,   ngjalltë në zemrat e të gjithëve mendime urtie e dëshira paqeje. Asaj t’i lutemi ta mbrojë e ta ruajë Kombin e dashur francez, bir i parë i Kishës, Evropën e mbarë botën”.

Duke shpjeguar Ungjillin e sotëm dhe fjalën e Jezusit, përqendruar mbi ngjarjet e fundme të historisë njerëzore, me elemente apokaliptike, si luftërat e katastrofat kozmike, Ati i Shenjtë kujtoi se caku ynë i fundmë është takimi me Zotin e ngjallur:

“Ne nuk presim një kohë, e as një vend, por shkojmë drejt takimit me një Vetje: Jezusin. Prandaj problemi nuk është ‘kur’ do t’i shikojmë shenjat,  që na paralajmërojnë për afrimin e fundit të kohëve, por të veprojmë në një mënyrë të tillë, që të jemi gati për takimin. E nuk është fjala as për të ditur ‘si’ do të vijë ky fund, por ‘si’  duhet të sillemi, sot, në pritje të tij. Jemi të thirrur ta jetojmë të sotmen, duke ndërtuar ardhmërinë tonë me qetësi e besim në Zotin”.

Shpresa - shtoi Papa - është virtyti më i vogël, por më i forti. E shpresa jonë – shpjegoi - e ka një fytyrë:

“Fytyrën e Zotit të ngjallur, që vjen me fuqi të madhe e me lavdi (v26)e që manifeston dashurinë e kryqëzuar, të shndërruar në ngjallje. Ngadhënjimi i Jezusit në mbarimin e kohëve do të jetë ngadhënjim i Kryqit, dëshmi që tregon se flijimi i vetvetes nga dashuria për të afërmin, në përngjasim të Krishtit, është i vetmi pushtet fitimtar dhe e vetmja pikëmbështetje ndërmjet tronditjeve  e tragjedive të botës”.

Jezusi, tha në vijim Papa, është pranë nesh, na shoqëron gjithnjë, na do shumë. Zoti Jezus, shpjegoi, është prani e vazhdueshme në jetën tonë, e prandaj kur flet për të ardhmen, e bën gjithnjë për të na prirë në të sotmen.

Ai është kundër profetëve të rremë. Kundër vegimtarëve, që e shikojnë fare pranë fundin e botës, kundër fatalizmit. Dëshiron t’i shkëpusë dishepujt e të gjitha epokave nga kureshtja për datat, parashikimet, oroskopët, duke e përqendruar vëmendjen mbi të sotmen e historisë…. Na bën thirrje për pritje e vigjilencë, që e përjashtojnë si padurimin, ashtu edhe dremitjen, si ngarendjen përpara, ashtu edhe ngujimin në  burgun e kohës së sotme e të mendësisë e kësaj bote.

Edhe në ditët tona, përfundoi Papa, nuk mungojnë fatkeqësitë natyrore  e edhe ato morale, as kundërshtitë e shtrëngatat e të gjitha llojeve. Prandaj është e nevojshme vetëm një gjë: t’ia ngulim mirë sytë Jezusit, që Ai të na e ndryshojë zemrën:

“Gjithçka kalon, na kujton Zoti, vetëm fjala e Tij mbetet si dritë, që na prin në rrugën tonë. Ai na jep guxim e na fal gjithnjë, sepse është gjithnjë pranë nesh”.   

Aktualitet

Famullite

Rajë: Kisha “Lindja e Zojës” Kjo kishë ka ekzistuar edhe para komunizmit. Më...

Ipeshkvinjeve te Sapes

Radha e ipeshkvinjve të dioqezës së Sapës fillon me Pjetrin, me 11 Qershor të vitit 1291.

Më shumë