Ipeshkëv i Sapës Avgustini Lucjan

Ipeshkëv i Sapës

Lucjan Avgustini, lindi  me 23 gusht të vitit 1963 në Ferizaj (Kosovë) ...

Më shumë

Fjala e Ipeshkvit LucjanAvgustini

Fjala e Ipeshkvit

Jemi krejt afër festës së lindjes të Zotit tonë Jezu Krishtit. Besoj ...

Më shumë

Bashkesite rregulltare

Bashkesite rregulltare

Karmeli është rregull i Marisë i themeluar në Palestinë ...

Më shumë

FESTA E FAMILJES SË SHENJTË

FAMILJA E SHENJTË 

 

Të dashura familje, të  dashur besimtarë!

Në familjen e Nazaretit na është paraqitur një model i mrekullueshëm i dashurisë, virtytit dhe hirit.  Liturgjia e Fjalës na tregon virtytet që jetoheshin në këtë familje.

Për këtë arsye, edhe ne sot, duke pasur shembull Familjes Shenjte të ia kushtojmë Zotit familjet tona që t’i drejtojë kah e mira e t’i përngjajë familjesë së Birit të vet. Posaçërisht i kushtojmë Zotit ato familje, në të cilat jetohet pesha e randë e  bashkimit familjarë, papunësia dhe varfëria, sëmundjet e rënda e të tjera të cilat e bëjnë  të vështirë jetën familjare.

Të gjithë ne, prindër e fëmijë, sot duhet të kërkojnë nga familja e Nazaretit, ndriçimin e mendjes e të zemrës për orientim në rrugët e jetës e gjithashtu edhe fuqinë për ti përballuar sfidat dhe grackat e saja, e për t’iu përgjigjur planeve të Hyjit dhe dëshirave të zemrës. Duke kujtuar Familjen e Shenjtë, duhet që secila familje ta gjen modelin jetësor të virtyteve dhe të dashurisë së vërtetë.

Familja është në qendër të mendimit të Zotit, e krijuar nga Zoti. Zoti do që familja të karakterizohet, të shquhet nga një dashuri e vetme dhe e përbashkët: kjo është një nevojë dhe domosdoshmëri për respektimin e dinjitetit të qiftit të martuar, burrit e gruas dhe për respektimin e dinjitetit të fëmijëve. Familja, sipas Shkrimit Shenjt, është dhe duhet të jetë pasqyrë besnike e fytyrës së Zotit.

Leximi i parë na porositë nderimin ndaj babës dhe nënës. Kush vepron në këtë mënyrë është në rrugën e shëlbimit, urata e tij do të dëgjohet, grumbullon visare dhe do ta gjejë gëzimin.

Shën Pali na porositë, vishuni me mirësi e përvujtëri, me butësi, me duresë. Duroni dhe falni njëri-tjetrin. Sikurse Zoti ju fal ju, ashtu bëni edhe ju. Mësoni çdo dije dhe këshilloni njëri-tjetrin. Këndoni lavde Hyjit. Çka do që të thoni e bëni, le të jetë në nder të emrit të Jezusit Zot. Dhe me ftesën e dëgjesës dhe nderimit reciprok, burri gruan, gruaja burrin dhe fëmijët prindërit thekson se kjo gjë i pëlqen Zotit.

Ungjilli tregon për ngjarjen e Jezusit fëmijë i cili pa dijeninë e prindërve, ndaloi në tempullin e Jeruzalemit për të kryer vullnetin e Atit.  Në familjen e Nazaretit ka gëzim e vuajtje por ajo që e dallon është se jetohet në lutje dhe në bindje ndaj vullnetit të Hyjit. Çdo familje duhet të ketë model Familjen e shenjtë për të refuzuar grackat e kulturës së sotme që ka braktis Hyjin dhe për të qenë shembull besimi dhe dashurie për njerëzit e kohës sonë.

Mentaliteti konsumist, materialist dhe mënyra e të jetuarit larg Zotit dhe të plogshtë për nga besimi është duke u bërë shkak i shkatërrimit të shumë familjeve. Kur jemi të plogshtë apo të ftoftë për ka besimi hynë të këqiat që na shkatërrojnë.  Bashkëshortët le të jenë një zemre, një mendje dhe të bashkuar në një shenjtëri të ndërsjellët. Njerëzit sot gjithnjë e më pak kuptojnë se më shumë rëndësi ka se kush jemi se sa çka kemi. Përvoja e fesë është përvojë bashkimi me Zotin, që të bën të zbulosh se lidhjet familjare janë shprehje e ngjashmërisë me Të, shëmbëlltyrë e Tij. Kjo ndikon shumë në bashkimin e njerëzve, të cilët i bën më solidarë, pjesëtarë të një plani të përbashkët, që nuk i nxit t’i kërcëllojnë dhëmbët njëri-tjetrit, por ta mbështesin njëri- tjetrin, të ecin krah për krah në udhët e vështira të jetës. Në një situatë ekonomike që është tepër e vështirë, që të mund të përballohet duhet të jemi të bashkuar. Bashkimi forcon, ndërsa përçarja e bën të papërballueshme krizën ekonomike e familjare.

Familja e cila përjeton vlerat e krishtera është e aftë të ndihmojë të gjitha familjet tjera që ta vlerësojnë dashurinë, besnikërinë dhe qëndrueshmërinë në jetën martesore, dhe që të konsiderojë fëmijët si dhuratë të Zotit, për të cilën duhen të jenë përgjithmonë mirënjohës. Familjet e krishtera kanë këtë mision të veçantë: të rrezatojnë dashurinë e Zotit.

Ti mësojmë fëmijët që ta jetojnë fenë, besimin. Mësimi më i mirë dhe më i sigurtë është duke e dhënë vetë prindëri shembullin e uratës dhe pjesëmarrjes në meshë dhe jetën sakramentale. Vetëm në Zotin, vetëm në besim e gjejmë kuptimin e jetës. Kjo sot duhet të jetë plani numër NJË i familjeve, e jo vetëm se si të pasurohemi. Nuk na nevojitet pasuria kur shkatërrohet familja.

Familja nuk është vetëm. Duke ia ngulur sytë Kryqit të Krishtit, ajo e gjen udhën e humbur e zbulon se nuk është e lënë pas dore, në vetmi. Për të hapet rruga e shpresës së vërtetë. Shpëtimi i saj është vetë Jezu Krishti.

Papa Françesku porosit: “Jubileu i mësoftë gjithnjë më shumë familjet të ndërtojnë udhë konkrete pajtimi”.  “Nëse mësohemi të kërkojmë falje menjëherë, në se e falim menjëherë njëri-tjetrin, plagët shërohen, martesa fuqizohet e familja bëhet strehë gjithnjë më e fortë, që nuk tundet nga ligësitë e vogla e as të mëdha. E për këtë nuk është nevoja për shumë fjalë”. Praktika e faljes e shpëton familjen nga përçarja.

 “Me të vërtetë familjet e krishtera mund të bëjnë shumë për shoqërinë e sotme e edhe për Kishën. Prandaj dëshiroj që gjatë Jubileut të Mëshirës  familjet të rizbulojnë thesarin e ndjesës reciproke. Të lutemi që familjet të jenë gjithnjë më të afta të jetojnë e të ndërtojnë udhë konkrete pajtimi, në të cilat askush nuk ndjehet i braktisur e i shtypur nën barrën e mëkateve të veta”.

Në marrëdhëniet e bashkëshortëve e të familjes, tri janë fjalët e domosdoshme për ta kaluar jetën me dashuri e respekt: “me leje”, “më fal”,“faleminderit”. Në familje nuk duhet përfunduar kurrë dita pa bërë paqe. Po si bëhet kjo paqe? E me këtë jeta do të jetë më e bukur”.

Një teolog i ka thënë këto fjalë të fuqishme që vlejnë për të gjithë ne: “Nëse dëshirojmë të dimë se kush është Zoti, duhet të gjunjëzohemi para kryqit”.

Besimtarë të mi të dashur, familje të dashtuna, nëse dojmë ta përjetojmë mëshirën dhe dashurinë e Zotit, nëse dojmë të përjetojmë bashkimin dhe dashurinë, gëzimin dhe lumturinë në familjet tona duhet të gjunjëzohemi para kryqit të Krishtit dhe të jetojmë simbas modelit të Familjes Shenjte.

Mos të lejojmë dhe mos ta pranojmë në familjet tona frymën shkatërruese e të përçarjes e cila po na kërcnon në forma të ndryshme. Por të bashkuar në lutje, në dashuri, nderim dhe mirëkuptim ndaj njëri-tjetrit të dimë të refuzojmë çdo vështirësi dhe të keqe. Le të na jetë në ndihmë Familje e Shenjte e ne të mësojmë që ta gjejmë kuptimin dhe gëzimin e jetës.  Amen!

 Imzot Lucjan Avgustini 

 

 

 

Aktualitet

Famullite

Rajë: Kisha “Lindja e Zojës” Kjo kishë ka ekzistuar edhe para komunizmit. Më...

Ipeshkvinjeve te Sapes

Radha e ipeshkvinjve të dioqezës së Sapës fillon me Pjetrin, me 11 Qershor të vitit 1291.

Më shumë