Ipeshkëv i Sapës Avgustini Lucjan

Ipeshkëv i Sapës

Lucjan Avgustini, lindi  me 23 gusht të vitit 1963 në Ferizaj (Kosovë) ...

Më shumë

Fjala e Ipeshkvit LucjanAvgustini

Fjala e Ipeshkvit

Jemi krejt afër festës së lindjes të Zotit tonë Jezu Krishtit. Besoj ...

Më shumë

Bashkesite rregulltare

Bashkesite rregulltare

Karmeli është rregull i Marisë i themeluar në Palestinë ...

Më shumë

Njoftim zyrtar rreth gjendjes shendetesore te Ipeshkvit te Sapes Imzot Lucjan Avgustini

 

NJOFTIM

Pas disa shqetësimeve shëndetësore të hasur në fundin e muajit shkurt, Bariu i Dioqezës së Sapës, imzot Lucjan Avgustini, i është nënshtruar analizave specifike, në spitalin “Gemelli” në Romë, për të parë shkakun e tyre. Nga analizat e kryera, neurokirurgët e këtij spitali përmes një “ago biopsie me akses trasfrontal majtas” kanë vënë re një masë qelizash të formuara dhe të zhvilluara në mënyrë krejtësisht të parregullt në tru.

Vendi, ku ndodhen këto qeliza të parregullta, është  i atillë saqë nuk lejon asnjë ndërhyrje kirurgjikale. Aktualisht gjendja shëndetësore e tij është nën kontrollin e mjekëve të këtij spitali të cilët, janë duke përgatitur edhe terapinë e mundshme për bllokimin e këtyre qelizave. Terapia që do të ndiqet është ajo që, në këto raste rëndom përdoret, sikurse radioterapia.

Dioqeza e Sapës, kleri, bashkësitë e rregulltarëve dhe rregulltareve, besimtarët si dhe familjarët e imzot Avgustinit, i falënderojnë të gjithë njerëzit që përmes rrugëve të ndryshme kanë shprehur afërsinë e tyre duke i uruar atij shërimin dhe kthimin sa më të shpejtë pranë grigjës së tij.

Me pëlqimin e klerit, rregulltarëve dhe rregulltareve, Dioqeza e Sapës qëndron e bashkuar në lutje duke u kërkuar së Lumes Nënë Tereza si dhe shërbëtorëve të Fesë në Shqipëri ndërmjetësinë e tyre për rikthimin e shëndetit të Bariut.

Me këtë rast, nga data 17. 04.2016 në mbarë territorin e dioqezës, nga të gjithë besimtarët, ngjitet drejt Zotit, i Cili gjithçka mundet, lutja e nëntëditëshes kushtuar Nënë Terezës. Në mbarim të kësaj nëntëditësheje, me dt 25, ditën e Festës së Shën Markut, Pajtorit të Dioqezës, si një zë i pareshtur lutjeje, në një adhurim 24 orësh të pandërprerë, i kemi ftuar të gjithë besimtarët që t’a kushtojnë njetin e tyre për t’i kërkuar Atit të Lum shërimin e kësaj ligësie nga trupi i bariut tonë.

Të bashkuar në lutje!

 

Vikari i Përgjithshëm

                                                                                                Dom Simon Kulli 

 

Aktualitet

Famullite

Rajë: Kisha “Lindja e Zojës” Kjo kishë ka ekzistuar edhe para komunizmit. Më...

Ipeshkvinjeve te Sapes

Radha e ipeshkvinjve të dioqezës së Sapës fillon me Pjetrin, me 11 Qershor të vitit 1291.

Më shumë