Ipeshkëv i Sapës Avgustini Lucjan

Ipeshkëv i Sapës

Lucjan Avgustini, lindi  me 23 gusht të vitit 1963 në Ferizaj (Kosovë) ...

Më shumë

Fjala e Ipeshkvit LucjanAvgustini

Fjala e Ipeshkvit

Jemi krejt afër festës së lindjes të Zotit tonë Jezu Krishtit. Besoj ...

Më shumë

Bashkesite rregulltare

Bashkesite rregulltare

Karmeli është rregull i Marisë i themeluar në Palestinë ...

Më shumë

LAMTUMIRE IMZOT LUCJAN AVGUSTINI

 

LAMTUMIRË IMZOT LUCJAN AVGUSTINI

 

Pas tre ditë homazhesh, të mërkurëe e datës 25 maj 2016, Ipeshkvia e Sapës, i dha lamtumirën e fundit bariut të saj, Imzot Lucjan Avgustinit, i cili kaloi në amshim në moshën 53 vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë. Mesha e dritës u mbajt në Katedralen Nënë Tereza në Vau-Dejës, udhëhequr nga Kryetari i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Imzot Angelo Massafra. Përveç popullit të Zotit që kishte stërmbushur Katedralen dhe ambjentet e jashtme të saj, nderuan me praninë e tyre, Nunci Apostolik në Shqipëri, Imzot Romiro Moliner Ingles, e gjithë hierarkia e Kishës Katolike në Shqipëri, Meshtarët dhe Motrat e nderit të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi.

Gjithashtu në këtë përcjellje të fundit, nderuan Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani, ish kryeministri, z. Sali Berisha, Krerë të institucioneve të larta shtëtërore, diplomatike edhe krerët e besimeve të tjera fetare.

Në predikimin e rastit, Imzot Dodë Gjergji, ipeshkvi i Kosovës e njëkohësisht shoku i jetës së tij dhe vëllau në Krishtin, theksoj se ndërsa i japim lamtumirën e fundit, shumë të dashurit dhe kurrë të paharruarit, ipeshkvit të Sapës, pinjollit të familjes Avgustini, mikut tonë, Imzot Lucjan Avgustinit, të cilin Zoti deshi ta thërrasë te vetja, dhe ndërsa jemi të trishtuar e pranojmë vullnesën e Zotit,  jam shumë i bindur se,  ai gëzon në lumturine e qiellit paqen dhe lumturinë e amshuar. Hyji e paska përgatitë për amshim; vullneti i Tij paska qenë që ta lartësojë në fronin e shenjtërve dhe në shoqërinë e ëngjëjve të vet. Mes emocioneve të shumta, Imzot Doda e mbylli homelinë e tij duke iu drejtuar Imzot Lucjanit: "Vëlla i dashtun do të them të vërteten sikur kam ba gjithmonë. Kam marrë kryqin tand te kraharorit e ty te kam lanë kryqin tem. Ne kete mënyrë, nji pjesë e imja do te vdesë me ty e do të jetë me ty, e nji pjesë e jotja do të jetojë gjithmonë me mua"

Vikari Gjeneral i Sapës Dom Simon Kulli, që pati fatin të ndante 10 vite të jetës së tij, shpalosi fjalët e dalura prej zemrës për figurën e ndritur dhe të lavdishme të Atit shpirtëror dhe bariut të kësaj grigje, duke theksuar se “Kisha humbi një Bari, Kombi humbi një zë, familjarët humbën një bir dhe vëlla, dioqeza jonë e Sapës humbi një prind, një babë. Por në qiell, jemi të sigurtë se kemi një ndërmjetësues të vazhdueshëm”.

 

Në këto momente vuajtje dhe pikëllimi, edhe Ati i Shenjtë Papa Françesku shprehu afërsinë e tij shpirtërore me familjarët, me presbiterin dhe me të gjithë besimtarët nëpërmjet një mesazhi ngushëllues, në të cilin thuhet: “ Duke kujtuar shërbesën kishtare bujare të bariut të denjë, Shenjtëria e Tij i lutet Zotit për shpërblimin e amshuar që u është premtuar shërbëtorëve besnikë të Ungjillit dhe i kërkon së lumes Virgjër Mari të ndërmjetësojë për të marrë prej Zotit ngushëllimin e krishterë për të gjithë ata që qajnë Ipeshkvin e ndjerë. Me këto ndjenja, Ati i Shenjtë i jep nga zemra mbarë bashkësisë dioqezane bekimin Apostolik.

 

Bashkë me dhimbjen, kleri dhe gjithë asambleja kishtare lartësuan lutjet kah Zoti duke shoqëruar trupin e pa jetë të Imzot Lucjanit për në banesën e fundit, në kriptën e Katedrales së Nënë Terezes.  Pushofsh në Paqe Bariu ynë!
                                                                                                                        Violeta Marashi

 

 

 

 

Aktualitet

Famullite

Rajë: Kisha “Lindja e Zojës” Kjo kishë ka ekzistuar edhe para komunizmit. Më...

Ipeshkvinjeve te Sapes

Radha e ipeshkvinjve të dioqezës së Sapës fillon me Pjetrin, me 11 Qershor të vitit 1291.

Më shumë