Fjala e Ipeshkvit

Thirrja e Zotit në jetën e krishterë dhe thirrja personale

Përshëndetje,

Shumë të dashur të rinj prania e juaj sot, për kishën tonë lokale është një dëshmi e njëkohësisht edhe dëshirë dhe kërkim për të gjetur rrugën e lumturisë dhe sigurinë e jetës, të cilën na e dhuron besimi në Krishtin Zot. Më bien ndërmend fjalët e Shën Gjon Palit II drejtuar të rinjve në një prej takimeve rinore: “Në qoftë se jeton me të rinjtë duhet të bëhesh edhe ti i ri”. Edhe unë, në mesin tuaj ndihem sot pikërisht kështu, i ri, sepse vetë Kisha është e Gjallë dhe e re. E re në të gjitha kohërat! Kisha nuk plaket kurrë!

Më shumë