Meshtarët rregulltare

Etërit Kapuçinë  Nënshat – Shkoder

Kapuçinët e parë në Shqipër erdhën që në vitin 1993, nga Provinca e Puglias dhe u stabilizuan në Zadrimë. I pari Kapuçin qe P. Sergio La Forgia nga Molfetta, një 40 vjeçar i dobët.

 

Eterit karmelitan

Marrëdhënia e Karmelit me Shqipërinë ka filluar për herë të parë më shumë se dhjetë vjet më parë, kur katër Motra Karmelitane nga Kroacia erdhën këtu për të themeluar një bashkësi në Nënshat. Në këtë vend, përpara përndjekjes komuniste, ka qenë edhe rezidenca e Ipeshkvit të Dioqezës së Sapës.
Gjatë këtyre viteve, Motrat Karmelitane, me mënyrën e tyre të jetës, janë bërë një pikë referimi për shumë njerëz që kërkojnë lutje dhe biseda. Meshtarë, rregulltarë dhe rregulltare, çifte, të rinj dhe të vjetër, ngjiten në Karmel për të kërkuar ndihmën e Zotit. Për ta plotësuar dhe për ta forcuar këtë prani, Motrat dhe Ipeshkvi i Dioqezës, Imzot Luçian Avgustini, kanë dëshiruar dhe kërkuar me forcë praninë e Fretërve Karmelitanë, të cilët e jetojnë karizmën e ndërmjetësimit me lutje jashtë klauzurës, në misionin apostolik dhe në shërbimin meshtarak. Eprori i Përgjithshëm u kujdes personalisht për misionin e Shqipërisë dhe gjeti tre fretër italianë, nga Provinca të ndryshme Karmelitane, për të hapur një bashkësi mashkullore afër Kuvendit të Motrave. Qëllimi është që të plotësohet vepra e admirueshme e pritjes së motrave me ndërtimin e një shtëpie për tërheqje shpirtërore, takime, kurse formimi për krejt Kishën Katolike në Shqipëri. Kështu ka filluar bashkësia jonë shqiptare, me studimin e gjuhës dhe të Kishës së këtij vendi dhe me ndërtimin e shtëpisë për takime shpirtërore dhe të kuvendit të Fretërve në Karmelin e Nënshatit.

 

Etërit Karmelitane – Nënshat

Kanë kaluar vetëm dhjetë muaj nga ardhja jonë dhe tashmë ndihemi si në shtëpinë tonë, të pranuar si në një familje, qoftë nga bashkësia dioqezane, ashtu edhe nga vendasit e thjeshtë dhe të dashur. Jemi pjesëmarrës në historinë e një populli shumë të vjetër: do të ishte mirë që ta trashëgojmë edhe ne këmbënguljen e këtij populli dhe ta pasurojmë atë me shërbimin tonë.