Motrat Apostulle të Zemrës së Shenjtë të Jezusit

Nënë Klelia Merloni
Themeluesja Apostulleve të Zemrës së Shenjtë të Jezusit

Klelia Merloni lindi në Forli, me 10 mars 1861, nga Gioacchino dhe Teresa Brandinelli. E dërguar nga Mësuesi Hyjnor që të ndjekë në udhën e përsosmërisë rregulltare, iu përgjigj bujarisht thirrjes së tij, duke e mohuar botën dhe duke themeluar në Viareggio (Lucca – Italia), më 30 maj 1894, një Institut, për të cilin dha, përveç pasurisë së saj të madhe, te gjitha energjitë e çmueshme të shpirtit të saj të madh. Për zhvillimin dhe afirmimin e Veprës së saj iu desh të përballonte prova të ashpra, përulje të thella dhe dhimbje të patregueshme. Konsumoj energjitë e saja në flijimin e përditshëm për t’i dhënë lavdi, dashuri dhe ndreqje Zemrës së Shenjtë të Jezusit, për zhvillimin e Institutit dhe për kthimin e mëkatarëve. U shua në Romë, në Shtëpinë e Përgjithshme, me 21 nëntor 1930.Trupi i saj i nderuar pushon në Kapelën e Shtëpisë së Përgjithshme. Shpallja e fillimit të Çështjes së Kanonizimit të Nënë Klelia Merlonit është lëshuar nga Shkëlqesia e Tij e Nderuar Kard.Ugo Poletti, Zëvendës i Dioqezës së Romës, me datë 20 maj 1989 dhe akti i hapjes së Proçesit është bërë në Romë me 18 qershor 1990.Apostullet, që aktualisht zhvillojnë apostullimin e tyre në Shqipëri, Itali, Zvicër, Brazil, Argjentinë, Kil, Paraguaj, Uruguaj, Meksikë, Shtetet e Bashkuara, Mozambik, Benin, Taiwan dhe Filipinë, i kërkojnë Zemrës së Shenjtë të Jezusit hirin për t’a parë të nderuar mes Shenjtërve.
Instituti i Apostulleve të Zemrës së Shenjtë të Jezusit, i themeluar nga Nënë Klelia Merloni, është dhuratë e Shpirtit Shenjt të Kishës. Mbi shembullin e Apostujve, anëtarët e saj angazhohen të ndjekin, në mënyrë rrënjësore, Krishtin, që ka ardhur në botë për të ndrequr mëkatin e njeriut dhe për ta ridërguar njerëzimin tek Ati.Instituti i Apostulleve të Zemrës së Shenjtë të Jezusit, i themeluar nga Nënë Klelia Merloni, është dhuratë e Shpirtit Shenjt të Kishës. Mbi shembullin e Apostujve, anëtarët e saj angazhohen të ndjekin, në mënyrë rrënjësore, Krishtin, që ka ardhur në botë për të ndrequr mëkatin e njeriut dhe për ta ridërguar njerëzimin tek Ati.
“Vetëm në Hyjin është gëzimi i vërtetë, që nuk lë pas vetës asnjë brejtje, gëzim i cili e mbush tërësisht zemrën dhe është një paraprirje e parajsës” (Nënë Klelia Merloni).

 

Kush jemi?

Instituti i Apostulleve të Zemrës së Shenjtë të Jezusit është një kongregatë ndërkombëtare e rregulltareve e themeluar në Viareggio më 1894 nga Shërbëtorja e Hyjit Nënë Klelia Merloni. Të frymëzuara nga Themeluesja e tyre, Apostullet nuk kanë “qëllim tjetër përveçse Lavdinë e Zemrës së Jezusit” në imitimin e Apostujve të cilët u shpërndanë në botë për të bërë të njihet Mësuesi Hyjnor dhe për t’i tërhequr dashurinë e njerëzve. Sot, motrat janë rreth 1200 dhe e zhvillojnë apostullimin e tyre, në shërbim të Kishës, në 14 shtete, kryesisht në fushën e edukimit, asistencës shëndetsore, baritores në famulli, punës sociale, dhe aktivitete misionare.
Apostullet e Zemrës së Shenjtë të Jezusit kanë një sigël të përbashkët:   A.S.C.J. (Apostola e Sacri Cordis Jesu).

 

Karizma

Përshpirtëria e Nënë Klelia Merlonit, Themeluese e Apostulleve të Zemrës së Shenjtë të Jezusit e ka origjinën e saj nga vetë Zemra e Kishës që është e shporuar mbi Kryq për shpëtimin e botës. “Ne Apostullet nuk duhet të kemi qëllim tjetër përveçse Lavdinë e Zemrës së Jezusit”, u shkruan Nëna Bijave të saja. Duke dëshmuar një jetë me dashuri përpiqet të përhapë në zemrat e atyre që afron Dashuria e Krishtit e zbuluar nga Zemra e Tij. Është e thirrur të bëhet:

- Apostulle si Apostujt, duke ndjekur gjurmët e Krishtit dhe duke e bërë të njihet dhe të duhet;
- Apostulle të Dashurisë, duke jetuar në bashkim me Krishtin sipas Ungjillit dhe duke i dhuruar vetveten vëllezërve, në dashuri, sipas shembullit të Krishtit;
- Apostulle Ndreqëse, duke u angazhuar të rimëkëmbë Mbretërinë e Hyjit në botë nëpërmjet jetës së lutjes, misionit të saj të dashurisë dhe ofrimit të vetvetes.

Apostullet e Zemrës së Shenjtë të Jezusit shpallin Kushtet Ungjillore të pastërtisë, varfërisë dhe bindjes. Në shugurim, në karizëm dhe në shërbim, Apostullet gjejnë forcë në Eukaristi, në lutjen liturgjike, të përbashkët dhe personale, në ballafaqimin e Fjalës së Hyjit, në kthimin e sinçertë vetjak dhe në jetën e bashkësisë, nën mbrojtjen e Virgjërës Mari. Stema e Institutit tregon dhe bashkon në moton paoline “Caritas Christ urget nos!” (Dashuria e Krishtit na shtyn”!) (2 Kor.5,14) karizmën dhe misionin e Apostulles: duke soditur Zemrën e Krishtit ajo tërheq dashuri për vete në burimet e dashurisë së tij dhe kështu është e gatshme t’a dëshmojë kudo me fjalë dhe me jetë.
Kongregazioni i Shenjte i Lindjes me seli ne pallatin Apostolik te Sheshit te Spanjes ne Rome i propozon Nenes Hildegarde Campodonico Gjenerale te asaj kohe te dergoje disa motra ne mision ne Shqiperi ku i derguari apostolik Shkelqesia i Tij Imzot Giovanni Battista Nigris me leje qendrimi ne Shkoder dhe eterit Lazzaristi po kerkonin nje bashkepunim.Keshtu ne 1939 u nisen 4 motrat per ne Pogradec:Mr. Sebastiana Del Maso eprore, Mr.Liliana Finamore infermiera, mr.Edoarda Fortunato dhe Mr. Prassede Mancinelli.  Kongregazioni i Themeluar në originë
Ka qenë i quajtur “Apostulle të Zemrës së Shenjtë të Jezusit”; duke qenë i quajtur titull ambicioz, nga vizitatorët apostolik ka qenë ndryshuar në “Misionare Zelltare të Zemrës së Shenjtë të Jezusit”. Pas Konçilit ka qenë rimarrë titulli origjinal:  “Apostulle të Zemrës së Shenjtë të Jezusit”.
Instituti i Apostulleve të Zemrës së Shenjtë të Jezusit, i themeluar nga Nënë Klelia Merloni, është dhuratë e Shpirtit Shenjt të Kishës. Mbi shembullin e Apostujve, anëtarët e saj angazhohen të ndjekin, në mënyrë rrënjësore, Krishtin, që ka ardhur në botë për të ndrequr mëkatin e njeriut dhe për ta ridërguar njerëzimin tek Ati.Instituti i Apostulleve të Zemrës së Shenjtë të Jezusit, i themeluar nga Nënë Klelia Merloni, është dhuratë e Shpirtit Shenjt të Kishës. Mbi shembullin e Apostujve, anëtarët e saj angazhohen të ndjekin, në mënyrë rrënjësore, Krishtin, që ka ardhur në botë për të ndrequr mëkatin e njeriut dhe për ta ridërguar njerëzimin tek Ati.     

PARA KOMUNIZMIT DHE PAS KOMUNIZMIT  
MISIONI I APOSTULLAVE TË ZEMRËS SË SHENJTË TË JEZUSIT NË SHQIPERI 

Ne Apostullet ishim në Pogradec që nga 1939 deri ne 1946, vitin në të cilin kemi qenë dëbuar   nga urrejtja të besimit, i cili Shteti Shqiptarë është deklaruar ateist.
Në 1939 Apostullet arritën në Pogradec mbi kërkesën e Kongregatës së Shenjtë  ku u stabilizuan në një banesë dykatëshe afër liqenit; misioni ishte besuar etërve Lazzarist (eprori  ishte Atë Ernesto Cassinari). Për fat të keq shumë shpejt ishin ngjarjet politike që shkaktuan situazione alarmante: Mbreti Zogu iku nga Shqipëria, Italia ishte lidhur me Gjermaninë, ku hyri në luftë kundër Anglisë dhe Greqisë. Motrat që ishin të dedikuara fëmijëve të kopshtit e rrobaqepësisë dhe populli i donte shumë ,u detyruan të shkonin e të jepnin ndihmën e veprës së tyre ne spital nga fusha (kamp) 146, afër Elbasanit, në  ish  selinë verore të Mbretit Zogu. Ishin të shtruar Zyrtarë me tifo. Pasi mbaroj lufta mbi fronin greko shqiptare, kampi 146 pati vizitën e Mbretit të Italisë dhe të Deleguarit Apostolik Imzot Nigris dhe të tri motrave, që ishin  të thirrura nga Misionarët Lazzaristi u kthyen në Pogradec të pranuara me gëzim nga populli dhe filluan të punonin me fëmijët, vajzat në një shkollë për për fëmijët e italianëve. Mbi Kalash , në kodrinën ku shtrihet Pogradeci, motrat ndihmuan ushtarët për të varrosur kufomat e atyre që atje lart kishin luftuar  dhe të luteshin për të vdekurit e asaj kërdije. Pasi kishin ndërruar banesën dhe kishin marre nga prezantuesit e Mbretit të Italisë ndërtesën e një magazine për kremtimin e Meshës së Shenjtë në ritin latin(më përpara në kapelë kremtohej në ritin greko-ortodokse nga një Atë (meshtarë) nga Korça), pesë misionarët të Pogradecit , në 1941, mundën të aministronin Kungimin e Parë dhe Krezmimin nga i Deleguari Apostolik i ardhur nga  Shkodra; ai u bëri thirrje të luteshin, të luteshin…… Shumë shpejt u dëgjuan që fliteshin të mallëngjyera për inkursionin e natës: fëmijët e vajzat filluan të pakësoheshin, ushtarët nuk shkonin më për funksionin e mbrëmjes, nuk punonte më posta e motrat e meshtarët mbetën të izoluar nga Italia dhe nga ana e tjetër edhe nga Shqipëria nga 1943; deri në 1946 ndodhi gjithçka dhe Motrat i dërguan të punonin në Spitalin e Durrësit, pronotoheshin me radhë radhë në Ipeshkvi. E vënin re se gjithçka në Shqipëri kishte ndryshuar dhe çdo ditë dëgjonin lajme të meshtarëve të burgosur, të pushkatuar dhe të varur , edhe ato nuk u shpëtuan  rrahjeve;  Etërit e  ish  Misionit të Pogradecit pësuan sëmundje dhe tortura, ashtu si dhe Atë Bonatti, misionarë shqiptarë i vrarë si tradhëtarë i Atdheut: i takuar me të panjohurin (tashmë i dënuar për pushkatim), i kishte thënë Motër Elettës ta njnoftonte Papën, nëse do ta kishte takuar, që po vdiste për trionf(fitoren) e Kishës në Shqipëri. Në 1946 motrat u dëbuan nga spitali i Durrësit dhe i nisën me anije (nuk e dinin se ku po i çonin së bashku me rregulltarët e tjerë, rregulltaret e laikët) e pas shumë peripecishë dhe anija qëndroj për dyzet (40) ditësh karantinë të Brindisi, ku mundën të ktheheshin në Romë ku më në fund e ditën se ishin gjalle Eprorët dhe të afërmit që prej tre vitesh nuk kishin pasur asnjë lajm të tyre.
Me 26 maj të 1991  pas 50 vitesh komunizëm në Shqipëri, Selia Shenjtë fton të gjithë Institutet Rregulltarë që kanë vepruar para kësaj ngjarjeje të kësaj qeverie –  që të ktheheshin për Ungjillëzim.Edhe Nënës Generale të Apostulleve Maria Auxiliadora de Godoy ka qenë e thirrur nga shkëlqesia e tij Claudio Celle në zyre të vatikanit për të folur për dërgimin e Apostulleve në Shqiperi. Nena Generale e Nëna Provinciale vijnë per te vizituar vendin dhe i pret Ate Pietro Maione Jezuit në Tiranë…..
Me datën 2 janar të vitit 1992 Motrat Apostulle që kanë ardhur në Shqipëri në mision jane: Motër Beatriz de Holland (Braziliane) Motër Stefania Martorelli dhe Motër Albina Furio.
Në ditët e para bëjnë një takim etërit Jezuit bashkë me Apostulle e motrat e Nënës Tereza për të përgatitur besimtarët për sakramente dhe se bashku i kanë bërë vizitën nuncit apostolik Ivan Dias.
 
Me 21 dhjetor arrin motër Rosangela Menga për një vizitë në hapjen e Infermerisë në Dajç.
Me 25 prill 1993 Apostullet e pranishme në Shqipëri së bashku me dy kandidate momente të  paharruara qe Papa Gjon Pali i II viziton vendin tonë.
Me 29 maj në kapelën e bashkësisë është celebruar Mesha për hapjen e 100 vjetorit të themelimit të Institutit të Apostulleve e drejtuar nga Imzot Rrok Mirdita ipeshkvi i Tiranës,ku kanë marrë pjesë Rregulltarët Jezuitët, Salezianët e rregulltarët e Kongregatave të ndryshme së bashku me disa besimtarë.
Në mënyrë zyrtare në vitin 1993 është  hapur kopshti i fëmijëve në Dajç “Nënë Klelia Merloni”.
Motrat e para kanë bëre regjistrimin e parë në fshatin e Dajçit, për sa i përket sakramenteve duke vizituar secilen familje. Qe nga fillimi i misionit motrat kanë bërë katekizëm në fshatrat e ndryshëm përreth dhe në fshatrat në zonat malore të Shllakut…etj.
Në fillim të missionit Instituti ynë në Shqipëri ka pasur  aktivitete të ndryshme si:
promovim njerëzor,
vizita në familjet e varfëra,
në burgje për t’iu bërë të njohin Fjalën e Zotit, njerëzve të pa strehë ju bëhej gati dreka dhe darka,
takime me grupet e të rinjëve , shkëmbime përvojësh mes të rinjëve Shqiptarë e atyre Italian, rrobaqepësi, kampe verore.
Përsa i përket infermerisë që kemi dhe shërbimit që u bëhet njerëzve që vijnë nga fshatrat e ndryshme e qytet: Lezhë e Shkodër…etj.
Shërbimi u bëhet ne shtëpi atyre të sëmurëve që nuk mund të vijne tek qendra e infermerisë.
Në famulli bëjmë animazion liturgjik dhe katekizem per marrjen e sakramenteve e rritje ne fe per mosha te ndryshme. Në verë kemi misionin në zonat e thella malore në të cilin shkojmë çdo muaj gjatë vitit për animim liturgjik.Aktualish veprimtaritë që zhvillojmë në Dajç janë: Infermeria, Kopshti  i fëmijëve dhe katekizmi në fshatra.
Me 12 maj të 2012 në  fshatin tonë të Dajçit kemi pasur një gëzim te madh ne si motra i gjithë fshati dhe mbarë Kisha në Shqipëri që një djalë nga fshati është shuguruar meshtarë ne Institutin e Salezianëve.
Ndërsa me 13 maj të këtij viti Don Bledar Huba Salezian ka kremtuar meshën e parë ne fshatin e lindjes ne Dajçin e Lezhës.